Gjykata ndërkombëtare anulon dënimin 18-vjeçar të kongolezit Bemba

09/06/2018 05:51

Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) ka rrëzuar dënimin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të ish-nënkryetarit të Kongresit Demokratik të Kongos Jean-Pierre Bemba.

Ky i fundit u shpall fajtor në vitin 2016 për krimet e kryera në Republikën Fqinje të Afrikës Qendrore (CAR), gjatë viteve 2002-2003.

Bemba u akuzua se nuk arriti të parandalonte rebelët e tij, që të kryenin vrasje dhe përdhunime makabre, por një gjykatës tani ka thënë se ai nuk mund të mbante përgjegjësi për veprimet e tyre.

Christine Van den Wijngaert gjithashtu tha se gjykatësit në rastin e vitit 2016 kishin dështuar të merrnin parasysh përpjekjet e tij për të ndaluar krimet, pasi ai ishte i vetëdijshëm se po ndodhnin.

Vendimi për të rrëzuar dënimin 18-vjeçar ndaj Bemba, u përshëndet me brohoritje nga mbështetësit e tij në sallën e gjyqit.

Por grupi i të drejtave të njeriut “Amnesty International” tha se ishte një kjo ishte një goditje e madhe për viktimat e një “fushate të tmerrshme të përdhunimit”, ndërsa u bëri thirrje autoriteteve të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të ndjekur penalisht ata që e kishin kryer atë.

Top Channel