Botërori në alarm, Hackersat ‘shesin’ bileta me çmime të lira

09/06/2018 17:29

Kur duhen pak ditë nga nisja e botërorit të futbollit, në Rusi janë në alarm për sulmet informatike të lidhura me turneun.

Oferta të shumta me bileta nën koston reale dhe të shoqëruar nga artikuj promocionalë, kanë joshur jo pak persona që kanë rënë pre e mashtrimeve dhe kanë angazhuar autoritetet të aplikojnë masa shtesë.

Sipas agjencive të zbulimit europiane, 20% e rrjeteve wi-fi publike në qytetet e botërorit, nuk janë të sigurta. Kjo shton gjithashtu rrezikun për vjedhjen e të dhënave për mijëra tifozë që do të jenë që nga ky muaj në Rusi.

Top Channel