Portieri Selmani shënon gol, Shpresat barazojnë me Bjellorusinë

08/06/2018 20:56

Shpresat e Shqipërisë kanë barazuar 1-1 me Bjellorusinë në takimin e dytë ndaj këtij kundërshtari brenda 3 ditëve, ku në ndeshjen e parë fituam 3-2.

E veçanta e këtij takimi ka qenë autori i golit të Shqipërisë, pikërisht Gentian Selmani, i cili barazoi rezultatin në 1-1 në minutat e shtesës.

Bjellorusët e shënuan golin e parë që në minutën e tretë, ndërsa thuajse të gjithë pjesën e dytë e luajtën me një lojtar më pak, pasi ndëshkimit të Shibun me kartonin e kuq.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel