Kombëtarja e Shqipërisë humbi dy pozicione në klasifikimin e përmuajshëm të FIFA-s.

Humbjet me Kosovën dhe Ukrainën kanë ndikuar në humbjen e pikëve dhe zbritjen në klasifikim të Shqipërisë, që e sheh tashmë veten në vendin e 58, me 538 pikë, ndërkohë që muajin e mëparshëm ajo ishte e 56-a, me 549 pikë.

Ajo që ka përfituar shumë në klasifikimin e FIFA-s është pikërisht skuadra e Kosovës, që pas suksesit me kuqezinjtë ka kapërcyer 11 shkallë në renditjen e FIFA-s, duke u pozicionuar në vendin e 141-të, me 197 pikë të grumbulluara.

Për sa u përket vendeve të para të këtij klasifikimi nuk ka ndryshime. Në vendin e parë qëndron skuadra kampione e botës, Gjermania me 1.558 pikë; e ndjekur nga Brazili në vendin e dytë dhe Belgjika në vendin e tretë.

Ndryshimi i vetëm në dhjetëshen e parë të renditjes së FIFA-s është shkëmbimi i vendeve mes Polonisë e Spanjës. Skuadra polake është ngjitur me dy pozicione në vendin e 8, ndërsa Spanja ka zbritur dy shkallë për t’u pozicionuar e 10-a.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel