Reali i Madridit dhe Ronaldo duket gjithnjë e më larg që prej finales së Kievit ku Reali siguroi Championsit e tretë radhazi.

Tashmë është radha e “Marca”-s që shkruan se Presidenti Perez është gati të shesë yllin portugez. Madje spanjollët shkojnë edhe më tej, duke folur për një konfrontim të ndezur mes lojtarit dhe Florentino Perez.

Tashmë divorci duket i pashmangshëm duke marrë parasysh edhe kërkesën e lartë ekonomike të Ronaldos dhe ofertës së Realit.

Reali është gati t’i japë lamtumirën portugezit dhe Neymar duket gati për ta zëvendësuar atë. Një dorë duket se po ja jep edhe Marcelo, i cili ka folur së fundmi duke e ftuar yllin e PSG në Madrid, ndërsa është shprehur se herët a vonë, ai do të jetë pjesë e Realit.

Top Channel