Igli Tare nuk e ka humbur protagonizmin edhe në fushën e lojës. I rikthyer te këpucët me taka dhe uniforma e futbollit ai gjen sërish rrugën e rrjetës.

Kjo ndodh në përballjen mes yjeve të Lazios dhe ato të West Ham në stadiumin “Olimpico” të Romës.

Drejtori sportiv i lacialëve dhe ish-sulmuesi i përfaqësueses kuqezi, nuk e ka humbur nuhatjen dhe dëshirën për të shënuar.

Goli i tij, së bashku me atë të Tomazo Rokit, ishin ato që barazuan takimin në shifrat 2-2, ndeshje e cila zgjati 60 minuta në total.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel