Ai është njeriu më i shpejtë i planetit, duke qenë mbajtësi i rekordeve në 100 metra, 200 metra dhe 4×100 metra, por tashmë Usain Bolt e ka provuar talentin e tij në një tjetër sport.

Tashmë i tërhequr nga atletika, Bolt prej kohësh është stërvitur për t’u aktivizuar në futbollin profesionist. Më në fund, ai ka arritur të luaj në një ndeshje, edhe pse miqësore, për gati 20 minuta.

Ai luajti në minutat e fundit të miqësores që skuadra norvegjeze Stromsgodset e zhvilloi ndaj përfaqësueses U-19 të Norvegjisë, të cilën e fitoi me rezultat minimal 1-0.

Bolt arriti të tregojë shpejtësinë e tij në disa sprinte, por nuk mundi të lërë gjurmë në këtë ndeshje.

Top Channel