Edhe pse jemi para Botërorit, merkato e verës pretendon sërish shumë për transferime të mëdha lojtarësh e shifra marramendëse.

Edhe pse ka në kontingjentin e tij lojtarë të klasit botëror, sërish drejtuesit e Tottenham janë duke punuar intensivisht për të forcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.

“Daily Mail” shkruan së fundmi se “Spurs” janë hedhur në sulm për të rrëmbyer francezin e Manchester Unitet, Anthony Martial.

Lojtari ka një kontratë me “Djajtë e Kuq” deri në vitin 2019, por “Daily Mail” shkruan se drejtuesit e Tottenham janë të gatshëm të paguajnë një shifër të konsiderueshme prej 65 milionë eurosh për të transferuar sulmuesin.

Top Channel