Shumë javë para fundit të Serie A, Benevento zyrtarizoi rënien në Serie B, por megjithatë skuadra dhuroi paraqitje mjaft të mira në takimet e fundit të kampionatit, duke realizuar edhe disa gola.

Skuadra tregoi se kishte elementë cilësorë edhe pse nuk mundi të qëndrojë mes më të mirëve në Itali, një prej tyre është edhe sulmuesi Henry Brignola.

Në një intervistë të fundit për “Tuttomercatoweb”, Brignola foli për të ardhmen. Ai është shprehur se fillimisht do të bisedojë me drejtuesit e Beneventos, ndërsa më pas do të flasë me agjentin e tij për të ardhmen, ndërsa shprehet se do të ishte i lumtur për një transferim të mundshëm në drejtim të Milanit, duke parë interesimin e shfaqur së fundmi nga kuqezinjtë.

Top Channel