Luftëtari ka nisur menjëherë punën për sezonin e ri nën drejtimin e trajnerit të ri Milos Kostic.

Skuadra gjirokastrite që arriti kualifikimin historik për në Europa League sezonin e ardhshëm, zhvilloi seancat e para stërvitore me Kostic i cili vetëm një ditë më parë nënshkroi marrëveshjen me drejtuesit e klubit për marrjen e drejtimit të Luftëtarit ku zëvendësoi Hasan Likën.

Trajneri 46 vjeçar ka pasur një karrierë në Slloveni, Serbi, Bosnje, Greqi. Ai ka drejtuar më parë skuadrat U19 dhe U17 të Sllovenisë, ka qenë pjesë e Crvena Zvezdës. Së fundmi ai ka punuar sërish në Slloveni te Olimpija. Ajo që i kërkohet tani trajnerit slloven është që Luftëtari të ruajë vendin e tretë në kampionat gjë që është përcaktuar edhe në kontratën e tij.

Në të njëjtën kohë ai ka detyrën për të zbuluar talente të reja që mund të jenë pasuesit e Abazajt dhe Bregut.

Top Channel