Pas gafave në Kiev, portieri i Liverpool ngushëllohet me ish-in e Cristiano Ronaldos.

Pas gafave në finalen e Champions League, Loris Karius ka vendosur të relaksohet në Bora Bora. E sipas Bild, portieri i Liverpool, që do të kujtohet gjithnjë për dy gabimet e pabesueshme në Kiev, ka shkuar me pushime me të dashurën e re, Daniella Grace.

27-vjeçarja është bërë e famshme edhe si ish-e dashura e një tjetër lojtari, Cristiano Ronaldos, i cili në finalen e Kievit nuk arriti të shënonte në portën e Loris Karius, edhe sepse nuk ishte e nevojshme.

Shenja të veçanta të 27-vjeçares? E gjatë, bionde, e dobët. Thuajse e ngjashme me të dashurat e fundit që ka pasur Karius, si: Pamela Reif, Annelie Alpert apo Ianthe Rose.

FOTO GALERI
1/45

Top Channel