Brazili triumfoi 2-0 në miqësoren e një nate më parë ndaj Kroacisë, ku shkëlqeu Neymar i rikthyer nga dëmtimi i gjatë, ku shënoi edhe një gol.

Një sinjal pozitiv ky për brazilianët në prag të Botërorit të Rusisë, por për pak 5 herë kampionët e botës mund të humbisnin një tjetër lojtar tejet të rëndësishëm për ta.

Është fjala për Thiago Silva, i cili pësoi një ndërhyrje horror nga Kramaric. Edhe pse një ndeshje miqësore dhe në një moment mjaft të qetë në lojë, lojtari Kroat bën një veprim që pak lidhje ka me futbollin, duke e goditur me takë mbrojtësin brazilian në gjurin e tij të djathtë.

Frika pushtoi menjëherë brazilianët, por fatmirësisht mbrojtësi i PSG shpëtoi pa lëndime.

Top Channel