Belotti është bërë dëshira e shumë klubeve në Itali, me Milanin në krye të listës.

E gjendur në një situatë të tillë, Torino po punon seriozisht për të gjetur një zëvendësues të denjë për sulmuesin e kombëtares italiane dhe sytë janë hedhur nga italiani i Valencias, Simone Zaza.

Në rast të largimit të Belottit, Zaza do të ishte zgjedhja e parë. Këtë sezon me Valencian sulmuesi luajti në 33 takime dhe arriti të shënonte 13 gola.

Valencia kërkon për lojtarin të paktën 15 milionë euro.

Top Channel