Në kohën kur miqësorja me Ukrainën po i afrohet limitit të konfirmimit për t’u zhvilluar këtë fillim muaji, kombëtarja shqiptare e futbollit vijoi përgatitjet në Ferbier.

Stadiumi i Gjenevës nuk është më një opsion për zhvillimin e miqësores të dielën në orën 16:00 të kombëtares shqiptare

Policia zvicerane nuk ka marrë përsipër sigurinë e sfidës dhe kështu kompanisë organizatore i mbetet në tavolinë vetëm impianti modest i Evian, me 3500 spektatorë, motiv i refuzimit të Ukrainës.

Seleksioni kuqezi i trajnerit Panuçi me shumë gjasa do të ketë titullar Lenjanin, ndërsa Kristal Abazaj nuk është në formë optimale fizike.

Sulmuesi më i ri i Anderlehtit ndoshta nuk do të jetë as në stol, gjithmonë nëse rivali i shqiptarëve do ti qëndrojë besnik, axhendës së miqësores së 3 qershorit.

Top Channel