Franca ka fituar 3-1 miqësoren ndaj Italisë, duke treguar një formë shumë të mirë në prag të Botërorit “Rusi 2018”.

Umtiti, Griezmann dhe Dembele ishin autorët e golave për “Gjelat”, ndërsa golin e vetëm për italianët e shënoi kapiteni Leonardo Bonucci.

Në fillim të ndeshjes, himni italian u vërshëllye nga disa tifozë francezë.

Franca është në grupin C të Botërorit, së bashku me Australinë, Perunë dhe Danimarkën.

Top Channel