Piloti finlandez Kimi Raikkonen denoncoi pak ditë më parë një shtetase kanadeze, që i kishte bërë shantazh dhe e kishte ngacmuar seksualisht, por këtë javë, vet gruaja ka kaluar në kundërsulm ndaj ferraristit.

Sipas dëshmisë së protagonistes, Cassandra Talula Dias-Greizis, piloti i Formulës 1 ka kaluar kufijtë, duke e ngacmuar në një festë pas Çmimit të Madh të Montrealit, të zhvilluar në vitin 2016.

Siç tregojnë mediet kanadeze, vajza denoncoi ish-kampionin e botës, duke premtuar edhe betejë gjyqësore për të vendosur në vend nderin e saj.

“Kimi Raikjonen është një njeri që ka mijëra tifozë që e mbështesin, e ka pas krahëve një industri që vlen miliarda. Ferrari është si një ushtri avokatësh, por nëse ata dhe Raikkonen do të luftojnë me të vërtetën, unë jam gati”, tha denoncuesja e pilotit të Formulës 1.

Shumë njerëz pranë Kimi Raikkonenit besojnë se gjithçka bëhet për parà dhe famë nga gruaja kanadeze, por vetëm hetimet do të përcakotojnë nëse finlandezi kishte faj apo jo.

Top Channel