Zëvendësuesit e mundshëm të Zidane në stolin e Realit (Foto)

31/05/2018 16:22

Zinedine Zidane njoftoi papritur të enjten se nuk do të vazhdojë aventurën e tij të suksesshme me Realin e Madridit.

Trajneri francez ka një bilanc prej 3 Champions League, 1 kampionat spanjoll, 2 Botërorë Klubesh, 2 Superkupa Europe dhe 1 Superkupë Spanje në vetëm 2 sezone e gjysmë në krye të madrilenëve.

Pyetja që shtrohet tani është: kush do ta zëvendësojë atë?

Sipas mediave spanjolle, këta janë zëvendësuesit e mundshëm të Zinedine Zidane:

FOTO GALERI
1/5

Top Channel