Verë e “stërnxehtë” për Realin. Nga Pochettino, te CR7 e Bale

31/05/2018 17:08

Largimi befasues i Zinedine Zidane nga pankina e Realit të Madridit dhe pakënaqësitë e shprehura publikisht nga Cristiano Ronaldo e kanë trazuar shumë situatën te skuadra më e fortë e globit.

“Galaktikët” e sapokonfirmuar kampionë të Europës përballen tani me misionin e vështirë për të gjetur një pasues të denjë në pankinë, e me dilemën nëse duhet të rezistojnë ndaj kapriçove të “Topit të Artë”, apo duhet t’ia shesin ofertuesit më të mirë.

Çështja parësore është stoli i një skuadre superfituese, me mundësinë konkrete për të qenë edhe më e pamëshirshme sezonin tjetër. Kandidati kryesor dhe më i besueshëm për momentin është Mauricio Pochettino.

Argjentinasi i Tottenhamit është një trajner që ndiqet prej kohësh nga skuadra “merengues”, ka firmosur vetëm para pak ditësh rinovimin në Londër, por ka një klauzolë liruese nëse e kërkojnë Reali apo PSG-ja. Sipas medieve angleze, ky ishte një çmim që trajneri argjentinas refuzoi Chelsean, por tani mundësia e tij është Reali.

Edhe nëse gjen trajnerin ideal, problemet e presidentit Perez nuk do të jenë mbyllur nëse nuk kënaq Cristiano Ronaldon. Kërkesat ekonomike, presioni i organeve fiskale spanjolle dhe ofertat joshëse për portugezin do ta bëjnë këtë verë më të nxehtë.

Por, nuk është vetëm Ronaldo në një situatë “lufte”. Gareth Bale është ngopur me rolin e pankinës së luksit dhe, duke marrë shkas nga protagonizmi në finalen e Championsit, kërkon një fanellë titullari, ose largimin.

Top Channel