Zakonisht thuhet që shumë ilaçe duhet të merren dhe me ushqime, për të mbrojtur stomakun tuaj. Por a e dini se disa ushqime dhe pije duhen shmangur me çdo kusht?

Kjo ndodh pasi ato mund të ndryshojnë mënyrën se si përthith disa ilaçe trupi juaj, në disa raste i bëjnë joefektive.

Disa ilaçe janë krijuar të përthithen ngadalë, dhe disa ushqime e përshpejtojnë këtë proces. Ose dhe e kundërta, disa ushqime japin mundësinë që të përthithen më shumë se çfarë duhet nga ilaçet, që mund të kenë efekte anësore të rrezikshme.

Kur merr ilaçe është gjithmonë më mirë të konsultoheni me doktorin për atë se çfarë mund të bëni dhe çfarë jo. Në fotogaleri keni dhe shpjegimet përkatëse.

FOTO GALERI
1/4
Djathë dhe mish me antibiotik- Nëse jeni duke marrë monoamine oxidase për depresionin duhet të shmangni përdorimin e djathit dhe mishit, po kështu edhe linezoidi, antibiotik që kuron pneumoninë.

Top Channel