Vala Superliga sapo ka përfunduar dhe skuadra e Feronikelit ka filluar menjëherë punën për të përforcuar skuadrën, në kuadër të sezonit të ri, që do të startojë në muajin gusht.

Kështu skuadra nga Drenasi ka prezantuar sot afrimin e 3 futbollistëve, të cilët kanë qenë pjesë e kësaj skuadre edhe më përpara dhe tashmë bëhet fjalë për rikthim.

Mevlan Zeka, Lapidar Lladrovci e Përparim Islami janë futbollistët me të cilën Feronikeli ka arritur akordin dhe i ka prezantuar zyrtarisht si pjesë të saj, për sezonin e ri.

I pari ka qenë pjesë e Lirisë së Prizrenit në sezonin e fundit, ndërsa Lladrovci e Islami, janë aktivizuar për skuadrën nga Mitrovica, Trepça ’89.

Sezoni aktual sapo ka përfunduar dhe i ardhshmi do afërsisht 3 muaj për të startuar, por duket se drejtuesit e Feronikelit janë të bindur të formojnë një skuadër të denjë për të luftuar për titullin kampion.

Lladrovci

Islami

Zeka

Top Channel