Tirana a ka tanimë një tjetër skenë për festivale, koncerte teatër apo evente të tjera. Për qytetarët e Tiranës rikthehet amfiteatri pranë liqenit artificial por tanimë i rikonstruktuar.
400 artistë janë ngjitur një natë më parë në këtë skenë duke ofruar spektakël për të gjithë qytetarët që frekuetojnë liqenin artificial.
“Ne patëm një sherr shumë të madh këtu te këndi i lodrave, patëm një të tillë më të vogël këtu, por gjithmonë u them njerëzve, atyre që thonë, ne s’kemi bukë të hamë, ju bëni teatër e bëni koncert. Nëse qëllimi kryesor i bashkive e qyteteve do të ishte buka, bashkitë do të ishin furra të mëdha buke. Ata që mendojnë se vetëm buka është ajo që na intereson, lajmi i mirë është që ky teatër do të prodhojë edhe më shumë bukë sepse do të prodhojë më shumë ekonomi, do të ketë më shumë artistë që do të kenë aktivitete, prej tyre do të gjenerohet turizmi në Tiranë”, tha kryebashkiaku Erion Veliaj.
Kryetari i bashkisë garantoi se puna për transformimin e qytetit nuk do të ndalet, madje duke iu referuar projekteve të reja ai siguroi qytetarët e Tiranës se ditë më të mira do të vijnë për ta.
Top Channel