Evertoni zyrtarizon trajnerin e ri

31/05/2018 22:23

Marco Silva është trajneri i ri Evertonit.

Pas eksperiencave te Hull City dhe Watfordi, tashmë Silva do të nisë një aventurë të re po në Premier League.

“Jam krenar që jam emëruar trajner i Evertonit. Për mua është një sfidë e madhe. Duke punuar të gjithë bashkë, jam i sigurt që do të lëmë gjurmë. Kemi ambicie të mëdha dhe një nga objektivat është t’i bëjmë krenarë tifozët me lojën tonë”, ishin fjalët e para të Marco Silva si trajner i “Bluve” të Liverpulit.

Everton e përfundoi kampionatin në vendin e 8, me 38 pikë të grumbulluara.

Top Channel