Strakosha, Donnarumma apo Alisson, kush do të jetë portieri i Liverpool?!

30/05/2018 13:45

“The Reds” janë tejet të zhgënjyer nga paraqitja që Loris Karius bëri në finalen e Champions League ndaj Real Madrid, gabimet e të cilit i kushtuan edhe trofeun Liverpool-it.

E mesa duket, për Kloop, portierët më të mirë ndodhen në Itali, pasi Liverpool ka filluar kontaktet me të paktën tre portierë të Serie A.

Mes tyre është edhe gardiani i portës kuqezi, Thomas Strakosha, i cili preferohet nga anglezët jo vetëm për cilësitë e tij në portë, por edhe sepse është më i liri nga dy gardianët e tjerë.

E teksa “Tuttomercatoweb” shkruante dje se Liverpoool është gati të ofrojë 30 milionë euro për shqiptarin, sot mediat italiane raportojnë se Roma nuk lëshon pe për Alisson, duke kërkuar 90 milionë euro.

Pa më të voglin dyshim, i shtrenjtë mund të konsiderohet edhe Donnarumma, të cilin Milani nuk ka ndërmend ta lëshojë për më pak se 70 milionë euro.

Top Channel