Rrëfehet Ventura: U bëra kurban i një sistemi që nuk funksiononte

28/05/2018 09:36

Italia nuk arriti të shkojë në Botërorin që do të zhvillohet në Rusi këtë vit, e faji kryesor iu atribuua trajnerit Gian Piero Ventura, i cili u shkarkua pas skualifikimit të të kaltërve nga Suedia në play off.

Por për ish-trajnerin e të kaltërve, fati i tij ishte vulosur kohë më parë, e Gian Piero Ventura, ka rrëfyer gjithçka që ka ndodhur në prapaskenë në një intervistë.

“Pas ndeshjes me Maqedoninë dhashë dorëheqjen, por nuk u pranua. Kisha vendosur që edhe në rast se do të kualifikoheshim për Kupën e Botës, kisha vendosur të dorëhiqesha, sepse ishte e pamundur që të punoheshe”, kjo ka qenë deklarata e parë e Gian Piero Ventura, i cili ka thyer heshtjen pas disa muajsh nga shkarkimi aq shumë i diskutuar në Itali.

“Një minutë pas humbjes kundër Spanjës të gjithë kërkonin shkarkimin tim. Gabova që nuk u largova menjëherë pas ndeshjes në Madrid, e bëra pas ndeshjes me Maqedoninë, por kjo u shty. Vendosa të largohesha pas Suedisë, edhe nëse do të kualifikoheshim. Nuk e bëra ,sepse pashë që u bëra kurbani i një sistemi që nuk funksiononte”.

Top Channel