TopAwards/ Klea Huta publikon projektin e ri dhe futet menjëherë në “The Top List”

28/05/2018 08:19

Ajo është një vajzë tepër talentuar dhe këtë e ka treguar në prezantim, aktrim dhe së fundmi në muzikë. Bëhet fjalë Klea Hutën, e cila ka vetëm pak ditë që ka publikuar projektin e saj të dytë muzikor, të titulluar “Bla Bla Bla”.

Në këtë projekt muzikor, Klea ka ardhur mjaft e ëmbël, e freskët dhe energjike. Me tekst të Fifit dhe muzikë të kompozitorit Elgit Doda, “Bla Bla Bla” është futur që në javën e parë të publikimit, duke u renditur në vendin e 63-të, një pozicion mjaft i rëndësishëm në listën e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Klea ka marrë mjaft komente pozitive lidhur me këtë projekt muzikor por nga ana tjetër ka patur edhe kritika ku disa komentues e krahasojnë bukuroshen me këngëtaren e famshme Ariana Grande. Në fakt nuk dimë ende se cili është detaji që i bashkon Klean dhe Ariana-n por një gjë është e sigurt, Klea ka rrëmbyer vëmendjen e publikut me “Bla Bla Bla”.

Top Channel