Sonte në orën 20:05, menjëherë pas edicionit kryesor të lajmeve, do transmetohet ‘Exclusive’, një prodhim i departamentit të informacionit në Top Channel. Sonte ‘Ekskluziv’ do t’ju tregojë se sa të pasur janë ata që përfaqësojnë popullin në parlament.

Në fushata elektorale ata u premtojnë zgjedhësve se do t’i zgjidhin hallet dhe problemet e tyre. Kur hyjnë në parlament debatojnë dhe kacafyten me njëri-tjetrin për varfërinë dhe mjerimin e shqiptarëve.

Një pjesë e të zgjedhurve vijnë nga bota e biznesit. Ka nga ata që zotërojnë pasuri të frikshme, ndërsa nuk mungojnë akuzat për blerje mandatesh. Të paktën me atë që deklarohet zyrtarisht, ky parlament me 140 deputetë, kushton 150 milionë euro. Por për një pjesë të mirë të politikanëve, ka një tjetër perceptim: Kanë edhe më shumë.

Ndiqni ‘Exclusive’, sonte në orën 20:05, në Top Channel.

Top Channel