Teatri i Kukullave argëton vogëlushët me dy shfaqje çdo fundjavë

27/05/2018 14:52

Teatri i Kukullave vazhdon ende të mbetët një nga vendet kryesore për argëtimin e te vegjëlve. Fëmijët nga 3 deri në 14 vjeç, në fundjavë vijnë këtu për të ndjekur shfaqjet në bazë të kalendarit, konkretisht nga dy shfaqje për secilën ditë.

Këtë të diel “Aventurat e Guliverit” dhe “Udhëtim në Liliput”, mirëpret fëmijët. Aktorë të rinj dhe ata që prej vitesh interpretojnë në këtë teatër, i japin atmosferën e duhur kureshtjes fëminore, me humor, me kukulla dhe maskota.

“Mirë se keni ardhur në Teatrin e Kukullave. Mirë se të gjetëm, po ju kush jeni? Unë jam një aktor. Me këtë personazhin flas. Unë jam shërbëtori i Guliverit. Sot e kemi shfaqen e Guliverit. Është edhe aventurë. Unë jam me veshje në fillim, pastaj si kukull”, shprehet aktori Elidon Alika.

Zakonisht një shfaqje zgjat maksimumi 45 minuta, sepse aq është përqendrimi i fëmijëve. Teatri qëndron hapur edhe gjatë javës. Në repertor janë pothuajse 15 shfaqje, qofshin pjesë të huaja dhe shqiptare, në të cilat nuk mungojnë as krijimet e reja.

Top Channel