Me kampionatin italian që sapo ka përfunduar, Claudio Marchisio dhe familja e tij, kanë udhëtuar në ishullin e famshëm grek, Mykonos, ku po kalojnë pushimet.

Pavarësisht famës së mesfushorit bardhezi, ka qenë pikërisht bashkëshortja e tij, Roberta Sinopoli që ka tërhequr vëmendjen me linjat e saj në ishullin grek.

Bukuroshja është shfaqur me bikini të ndryshme, teksa ka pozuar si pranë detit, ashtu edhe në pishina, duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve, por edhe të fansave në Instagramin e saj.

Nga ana tjetër, mesfushori i Juventusit po pushon, por me mendjen nga merkatoja, pasi duket se po kalon ditët e fundit me fanellën bardhezi. Për marchision ka oferta nga Kina dhe SHBA-ja, që duket se e kanë tunduar mesfushorin.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel