Dështak në portë, ‘skifter’ me femrat, historia e portierit të Liverpool (Foto)

27/05/2018 18:28

Në këto momente askush nuk do të donte të ishte në vendin e Loris Karius, pas ‘shakave’ të këtij të fundit, që i kushtuan Liverpoolit humbjen në finalen e Ligës së Kampionëve, përballë Realit të Madridit.

“Tani do të doja shumë që të kthehesha pas në kohë dhe të ndryshoja historinë. U kërkoj ndjesë të gjithë tifozëve të Liverpoolit dhe shokëve të mi të skuadrës, pasi jam i vetëdijshëm që humbja përballë Realit erdhi vetëm për fajin tim. Pozicioni i portierit është i tillë, që ka ulje dhe ngritje të vazhdueshme”, deklaroi portieri gjerman për mediat, pas asaj paraqitjeje për t’u harruar në finale.

Por nëse topi i rrëshqiti nga duart në dy nga golat e Realit, nuk mund të thuhet e njëjta gjë në raportin e tij me femrat. Loris Karius është një ‘skifter’ i vërtetë në raport me to, pasi gjithmonë ka pasur lidhje me femra vërtetë joshëse, për t’u pasur zili, ndërsa ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes së shtypit rozë.

Bjondia britanike, Ianthe Rose ka qenë ajo që ka ‘ngushëlluar’ Kariusin mbrëmjen e pafundme të të shtunës, ndërsa më herët portieri gjerman ka pasur lidhje me modele të njohura si Pamela Reif e Annelie Alpert, të gjitha bukuroshe, me një trup që të ‘lë pa frymë’.

FOTO GALERI
1/35

Top Channel