Protesta e opozitës, Xhafaj: Respekt për policinë, tregoi profesionalizëm

26/05/2018 19:37

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka shkruar në Twitter pas protestës së opozitës. Ai falenderon Policinë e Shtetit për mbarëvajtjen e protestës si dhe për profesionalizmin e qetësinë në përmbushjen e detyrave të ngarkuara.

“Vlerësim i veçantë e respekt për gjithë shërbimet e Policisë së Shtetit të angazhuar në sigurinë e mbarëvajtjen në tërësi të tubimit të opozitës.

Profesionalizmi dhe qetësia në përmbushjen e detyrave të ngarkuara në këtë rast: shenjë e respektit për ligjin dhe interesin qytetar”, shkruan Xhafaj.

Top Channel