Në mbyllje të fjalës së tij para turmës prej mijëra njerëzish, kreu i PD-së, Lulzim Basha ftoi turmën që të vijojë marshimin drejt Sheshit Skënderbej, pranë Ministrisë së Brendshme.

Ende nuk dihet plani i vijimit të protestës, por tani turma është duke u zhvendosur drejt Ministrisë së Brendshme, ku pritet të protestojë për të kërkuar dorëheqjen e ministrit Fatmir Xhafaj.

Më herët u raportua se Fatmir Xhafaj po qëndron dhe do të vijojë të jetë në zyrë, gjatë zhvillimit të protestës së opozitës.

Edhe këtë herë, në fjalën e tij, Lulzim Basha akuzoi qeverinë se nëj projekt i së keqes, që i shërben vetëm krimit dhe korrupsionit, ndërsa po zhvat gjithmonë e më shumë shqiptarët.

Top Channel