Mund të planifikoni diçka në natyrë në fundjavë pasi moti rezervon kthjellime dhe vranësira të lehta.

Sipas Meteoalb, përjashtim bëjnë zonat lindore e cila rrezikohet nga shira të dobët gjatë orëve të pasdites. Edhe e diela, gjatë paradites vijon kryesisht e kthjellët por pasditja shton gradualisht vranësirat në territor duke sjellë shira të izoluar në ekstremet Veri- Juglindje.

Temperaturat e ajrit kanë shënuar një rritje me 2° gjatë mesditës së sotme ku termometri maksimal e ka tejkaluar vlerën 30°C. Dita e shtunë dhe e diela, sjellin rritje të lehtë të vlerave termike gjatë mëngjesit dhe mesditës duke bërë që ekstremalet të luhaten nga 12 deri mbi 32°C.

Top Channel