“Negociatat sekrete”, Hoti: Do t’i refuzojë populli

26/05/2018 17:23
Foto arkiv

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, tha se “ata që po bëjnë negociata fshehtas dhe pa mandat duhet ta dinë se do të përballen me refuzimin popullor”.

Përmes një postimi në “Facebook”, Hoti tha se “Republika e Kosovës, me rregullimin e saj kushtetues bazuar në Planin e Ahtisarit, është arritja më sublime e nacionalizimit shqiptar dhe kompromis i bërë për paqe në rajon”.

“Çdo marrëveshje me Serbinë që e cenon këtë arritje dhe funksionalitetin e Republikës, duke bërë ri-rregullime kushtetuese, do të jetë e pa pranueshme”, shkruan Hoti në postimin e tij.

Përfaqësues të LDK-së, por edhe vetë kryesia e kësaj partie, janë shprehur kundër që presidenti i vendit Hashim Thaçi të udhëheqë dialogun me Serbinë në Bruksel.

Top Channel