Lobim pro armëve; SHBA, grupimi NRA tregon si vendoset siguria

26/05/2018 15:05

“Vetëm djemtë e mirë dhe të armatosur mund t’i ndalojnë masakrat”, thotë lobi i fuqishëm i armëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NRA, që nxitoi të përfitonte nga incidenti i fundit ne Oklahoma, ku një agresor plagosi 4 vetë në një restorant, por u qëllua për vdekje nga dy civilë.

35-vjeçari Juan Carlos Nazario, dhe Bryan Whittle, 39 vjeç po qëndronin përpara restorantit Louie’s Grill kur dëgjuan të shtënat. Ata nuk e njihnin njëri+tjetrin, por nxituan të merrnin pushkët në makinat e veta dhe u hodhën në veprim kundër autorit te episodit te dhunshëm, Alex Tilghman. 28-vjeçari e kishte përzgjedhur krejt rastësisht shënjestrën e mërisë së tij.

Ai nuk kishte pasur problem me policinë përveç një rasti ne 2003-shin, kur e ëma u ankua tek autoritetet se i biri e pati qëlluar disa here me grusht.

Tilghman ishte i licensuar si roje sigurie, çka i jepte të drejtën e mbajtjes së një arme zjarri. Disa raporte ne media tregojnë se i riu kishte probleme të natyrës psikologjike.

Ai nisi të qëllonte pa dallim kur sulmoi restorantin e thjeshte, duke qëlluar Natalie Will, vajzën e saj 12-vjeçare Syniah, një shoqe të kësaj te fundit si dhe 14-vjeçaren Alex Speegle që për shkak të plumbave, mund të humbasë përdorimin e njërës dorë.

NRA-ja tha se shpreson qe incidenti të shërbejë si thirrje zgjimi për Guvernatoren republikane Mary Fallin, e cila tani vonë i vuri veton projektligjit që i lejonte të rriturve në Oklahoma pajisjen me armë zjarri edhe pa leje apo trajnim.

Top Channel