Kombëtarja nis përgatitjet në Zvicër në prag të dy miqësoreve – VIDEO

26/05/2018 18:05

Në prag të miqësores me Kosovën, Kombëtarja shqiptare është grumbulluar dhe ditën e sotme ka nisur përgatitjet në Zyrih nën drejtimin e trajnerit Christian Panucci!

Federata Shqiptare e Futbollit ka shpërndarë edhe një video nga dita e parë e këtyre përgatitjeve.

Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në Zvicër me Kosovën më 29 maj dhe me Ukrainën më 3 qershor.

Për këto dy ndeshje, Panucci ka vendosur të lërë jashtë Armando Sadikun, ndërsa ka ftuar për herë të parë Sindrit Gurin, që sapo ka nënshkruar me Oostenden në Belgjikë, dhe Egzon Binakun, mbrojtësin e Malmos.

Në Kombëtare janë rikthyer edhe sulmuesit Armando Vajushi dhe Rey Manaj, që nuk grumbulloheshin prej kohësh.

Top Channel