Një familje në Hong Kong ka fituar zemrat e miliona personave pas publikimit të një albumi fotografik unik në internet.

Foto të familjes të shkrepura në 10 vitet e fundit paraqesin babain, vajzën, macen dhe qenin e tyre. Fotot janë shkrepur nga nëna.

Fotoja e parë është shkrepur në vitin 2008, kur Tiffany ishte një e porsalindur që mbahej në krah nga babai i saj, pranë tyre qëndronin edhe macja bashkë me qenin.

Por fotot ndër vitet tregojnë plakjen e babait dhe rritjen e vajzës, ndërsa te kafshët ndryshimi nuk është shumë i madh.

Fotot e kësaj familje janë parë nga rreth 7 milionë persona, ndërsa edhe komentet kanë qenë të shumta.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel