Kryetari i Partisë Demokratike tha se Rama dhe Xhafaj do të mbajnë përgjegjësi ndaj dhunës në protestë. Ai ndodhej në spitalin ushtarak ku vizitoi kryeredaktorin e “Rilindja Demokratike”, i cili u plagos në protestën e sotme të opozitës.

“Emergjencë kombëtare largimi i njeriut që i ka dorëzuar ministrinë e Brendshme dhe jo vetëm, krimit dhe trafikantëve të drogës. Pa shkëputur lidhjet e krimit me qeverinë, Shqipëria nuk ka të ardhme dhe procesi i integrimit është i stopuar dhe i rrezikuar. Fatmir Xhafaj duhet të dorëhiqej menjëherë po sot duhet larguar me çdo kusht e çdo mjet”, tha Basha.

Top Channel