Vetëm pak pasi është vetëdorëzuar në polici, ndaj manjatit të “Hollywood”-it, Harvey Weinstein janë ngritur edhe akuzat e para formale, mes të cilave edhe për përdhunim, në lidhje me rastet që përfshijnë dy gra të ndryshme.

Ishin të shumta gratë që morën shtysë nga e para që theu heshtjen dhe akuzuan njëra pas tjetrës ish-regjisorin e famshëm, tashmë 66-vjeçar, për përdhunime e ngacmime seksuale.

Weinstein vazhdon të këmbëngulë se nuk ka detyruar ndonjë femër për marrëdhënie intime, por tashmë, për herë të parë formulohet një aktpadi me akuza të rënda ndaj tij.

Akuzat e nisura fundvitin e kaluar nxitën edhe lëvizjen “#MeToo”. Kjo lëvizje u shndërrua në zërin e grave që denoncojnë përhapjen e gjerë të ngacmimeve dhe abuzimit seksual. Figura të larta të botës së kinematografisë e kanë gjetur veten të ngërthyer në akuza të ngjashme.

Më i fundit prej tyre, Morgan Freeman kërkoi ndjesë të enjten për sjellje të pahijshme seksuale. Edhe pse ankesat ndaj Weinstein janë të shumta, ai do të përballet momentalisht vetëm me akuzat e ngritura nga aktorja Lucia Evans.

Nëntorin e vitit të kaluar, policia e Nju Jorkut njoftoi se po hetonte pretendimet e një tjetër aktoreje, Paz de la Huerta, që thoshte se ishte përdhunuar dy herë nga producenti i fuqishëm i parajsës së filmit.

Top Channel