Tiranë, humb jetën në aksident shefi i njësisë operacionale të Gardës

25/05/2018 11:10

Shefi i njësisë operacionale të Gardës së Republikës, Martin Nika ka ndërruar jetë mesnatën e djeshme teksa u përplas nga një automjet tip Volkswagen.

Policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit, 31-vjeçarin Albert Memia, nga Tropoja. Ky i fundit ka qenë me shpejtësi teksa po lëvizte me automjetin e tij në rrugën “Papa Gjon Pali II”.

Në vendgjarje shkuan menjëherë forca të shumta policore që bënë edhe arrestimin e 31-vjeçarit.

Top Channel