Tiranë, gjendet granatë në Kombinat. Policia e çmonton pa probleme

25/05/2018 09:23

Policia e Tiranës është njoftuar mëngjesin e së premtes se në zonën e Kombinatit është gjetur një granatë.

Granata është vënë re anës një lulishteje, në një vazo.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë, që rrethuan zonën dhe e çmontuan granatën pa probleme.

Top Channel