Rama: Basha ju do për një foto në lajmet e botës. I përgjigjet Basha

25/05/2018 15:01

Teksa kreu i PD-së, Lulzim Basha fton të gjithë qytetarët në protestën e të shtunës, kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale thotë se kreu i opozitës i do njerëzit për një foto në lajmet e botës.

“Lulëzim Basha ju do për një foto në lajmet e botës:Shqipëria në protestë kundër ministrit të brendshëm trafikant droge!Kush do i shkojë pas nesër ta dijë pse po del e mos thotë pastaj nuk e dija që audiopergjimi ishte sajesë e esadistëve të rinj kundër çeljes së negociatave me BE”, shkruan Rama.

I menjëhershëm ishte reagimi i kreut të opozitës Lulzim Basha i cili me një video: Kush është pashai?, thotë se kush janë esadistët që pengojnë Shqipërinë si gjithë Europa:

Top Channel