Kryeministri Rama vizitoi vend ndërtimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve në Sharrë të Tiranës, ku u njoh nga investitorët dhe ekspertët e zbatimit të projektit e njohën me standardet e tij.

Ky është një model që është me avantazhe të mëdha në raport me landfilldet tradicionale ndryshe me nga çfarë broçkullohet këtu te ne”, tha Rama.

Sipas kryeministrit, impiantet e përpunimit të mbetjeve janë tashmë një trend evropian.

“Gjithë rezistenca ndaj landfillit të Fierit është injorancë dhe nga ana tjetër krijon një panik komplet të paarsyeshëm te njerëzit që kujtojnë se duke mos u ndërtuar në Fier janë më të mbrojtur. Ndërkohë që sot në gjithë zonën e Fierit për shkak të situatës së trashëguar është ndotje permanente”, vijoi ai.

Përvec trajtimit të mbetjeve, këto impiante theksoi Rama, prodhojnë energji të rinovueshme që i bashkohet rrjetit elektrik të vendit. Ndërkohë, projekti parasheh kthimin e zonave në parqe të pyllëzuara..

Për shkak dhe të mungesës së dijes mbi këtë, proces po dhe dyshimeve nga propaganda negative është armiqësore, krijim paniku me qëllim., Tirana do fitoj një park real, edhe Durrësi”, tha Rama.

Top Channel