Akuzohej për krime lufte, Gjykata e Mitrovicës dënon serbin me 6 vite burg

25/05/2018 21:23

Një Gjykatë në qytetin e Mitrovicës dënoi me 6 vjet e gjysmë heqje lirie një pjesëtar të komunitetit serb, i cili qe akuzuar për krime lufte në Kosovë gjatë vitit 1999.

Vendimi është marrë nga një trup gjykuese me gjyqtar të misionit të EULEX, mision ky që pas dy javësh përfundon mandatin aktual në Kosovë.

Serbi, Zoran Vukotiç, u shpall fajtor për akuzën se “gjatë vitit 1999 ka torturuar të burgosur në Burgun e Smerkonicës” jo shumë larg Prishtinës. Vukotiç ndërkaq u lirua nga akuzat se “ka marrë pjesë në vrasjen e 116 civilëve shqiptarë në fshatin Studime të Vushtrrisë”, civilë që ishin shpërngulur nga shtëpitë e tyre.

Zoran Vukotiç, u arrestua në mars të vitit 2016 afër Nikshiqit në Mal të Zi, në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga misioni EULEX dhe ishte i vetmi serb i akuzuar për përfshirje në këto ngjarje.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel