Është një Red Bull aspak normal në këtë fundjavë në Montecarlo, duke lënë në hije makinat Mercedes e Ferrari, në të dyja sesionet e para të provave të lira.

Sërish Ricciardo dhe sërish më mirë edhe se shoku i tij skuadrës. Sesioni i dytë u vendos nën ritmin e australianit, që ishte i vetmi që e ndali kronometrin nën 1.12, duke bërë xhiro të jashtëzakonshme me gomat Hypersoft të prezantuara nga Pirelli në këtë fundjavë. Në garën prej 90 minutash, që pati edhe një ndërprerje për një problem me asfaltin pas daljes nga kazinoja, e dominuan nga dy pilotët e Red Bull.

Daniel Riciardo me kohën 1.11.841 la pas shokun e skuadrës me pothuaj 2 të dhjetat, ndërsa ndryshe nga sesioni i parë, më mirë u shfaq Vettel, që e uli diferencën me gjysmë sekonde ndaj Ricciardos. Hamilton ishte pothuaj 7 të dhjetat pas kohës së australianit në vendin e katërt.

Shumë i pakënaqur me gomat Hypersoft Kimi Raikkonen u rendit pas Hamilton, ndërsa menjëherë pas tij u rendit Bottas. Të premten pilotët janë pushim, ndërsa sesioni i tretë i provave të lira do të zhvillohet të shtunën mëngjes.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel