Carlo Ancelotti është zyrtarisht trajner i Napolit.

Ish-tekniku i Milan, Chelsea, PSG, Real Madrid dhe Bayern Munchen ka nënshkruar një kontratë që do ta lidhë me të kaltrit për 3 sezonet e ardhshme.

Sipas mediave sportive italiane, Ancelotti do të përfitojë 6,5 milionë euro për sezon.

Me ardhjen e Ancelottit flitet edhe për një merkato të bujshme. Duke nisur nga emri i Vidal, e për të vazhduar me Suso e Balotelli.

Top Channel