Ish-ministrja për Dialog në qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri ka thënë se ende ka shumë punë deri në pajtimin mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë.

Megjithatë, sipas saj, procesi i dialogut do të përfundojë me njohjen reciproke Kosovë-Serbi. Tahiri ka thënë se përmes procesit të dialogut është arritur të ndryshohet situata në Kosovë, sidomos në pjesën veriore.

Sipas ish-kryenegociatores, si rezultat i dialogut të Brukselit është arritur integrimi i pjesës veriore në sistemin shtetëror dhe kushtetues të Kosovës.

Vazhdimi i dialogut mes Prishtinës e Beogradit pritet të vazhdojë në muajin qershor, megjithatë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht data e takimit mes Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiç.

Top Channel