Monako sfidon pronarët e F1, sjell në “pistë” vajzat bukuroshe – FOTO

23/05/2018 11:13

Liberty Media, pronarja e re e Formula 1, ka vendosur që për këtë sezon të mos lejojë modelet bukuroshe të jenë të pranishme në startin e garave dhe në podium.

Por organizatorët e garës në Monako kanë vendosur që ta thyejnë pjesërisht këtë rregull të vendosur në fillim të këtij sezoni.

Modelet bukuroshe nuk do të rimarrin “punën” e tyre, por ato do të jenë të pranishme para fillimit të garës për të realizuar foto me pilotët, si dhe me fansa, e nuk do të mbajnë pankartat e pilotëve, apo të mirëpresin në podium fituesin, detyrë që Liberty Media ua ka lënë 20 fëmijëve.

Edhe pse jo si në të kaluarën, në Monako pritet të rikthehet binomi femra e motorë në Formula 1.

Kështu, të gjithë të pasionuarit pas garave me makina, do të kenë serish mundësinë të shohin vajzat e bukura, me taka të larta dhe veshje provokuese, gjatë garave në cirkuitet e Formulës.

FOTO GALERI
2/15
Grid girls pose for photographers after the qualifying session at the Monaco street circuit, on May 27, 2017 in Monaco, ahead of the Monaco Formula 1 Grand Prix. / AFP PHOTO / ANDREJ ISAKOVIC (Photo credit should read ANDREJ ISAKOVIC/AFP/Getty Images)

Top Channel