Skënderbeu feston titullin e tetë kampion (Foto)

23/05/2018 21:43

Skënderbeu u mund thellë 1-5 ndaj Vllaznisë në sfidën e fundit të Kategorisë Superiore, një humbje që gjithsesi nuk e zebhu aspak festën e korçarëve për titullin e 8 kampion në historinë e tij.

Në përfundim të sfidës, Skënderbeut iu dorëzua trofeu i këtij kampionati që e dominoi totalisht, duke mos i lënë asgjë kundërshtarëve që e patën të pamundur të ndiqnin ritmin e kësaj skuadre.

Skuadra e Ilir Dajës rrallëherë shfaqi lëkundje në lojën e saj dhe ky sezon ishte në kufijtë e perfeksionit për këtë skuadër që përveçse luajti në fazën e grupeve të Europa League ka edhe një trofe për të diskutuar, atë të Kupës së Shqipërisë, me Laçin në finale.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel