Nuk ka asnjë mëdyshje për Nelson Dida, Brazili është kombëtarja favorite për të ngritur Kupën e Botës.

Ish-portieri i Milanit dhe i kombëtares braziliane në një intervistë për Sportmediaset ka deklaruar se: “Me Neymarin mundemi, ne të gjithë e mbështesim për të. Ai është ylli ynë”.

Por për portierin që ka ngritur edhe Kupën e Botës në vitin 2002, Naymar nuk është e vetmja pikë e fortë e kombëtares që do të paraqitet në Rusi 2018. Për të edhe gardiani i Romës, Alisson, do të jetë një prej më të mirëve në fushë, e që do të çojë drejt suksesit Brazilin.

“Ai është shumë i fortë, e prisja këtë sezonin të madh prej tij, ai ka ende shumë hapësirë për të rritur”, u shpreh Dida.

Top Channel