Policia e Beratit ka bërë të mundur arrestimin e një 43-vjeçari, të kapur nën posedimin e dy dozave lënde narkotike të dyshuar heroinë.

Specialistët e seksionit për hetimin e narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin Ilir Leka, banues në lagjen “30-Vjetori” në qytetin e Beratit.

Ndalimi dhe prangosja e tij u bë pasi sasia e lëndës narkotike iu gjet gjatë një kontrolli fizik të ushtruar nga efektivët e policisë në automjetin e tij.

Tashmë, materialet hetimore ndaj të pandehurit të ngarkuar me veprat penale “prodhim dhe shitje narkotikësh” i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat.

Policia e Lezhës ka arrestuar gjithashtu një 19-vjeçar, ditën e martë, të cilit iu kapën 4 doza lëndë narkotike e llojit kokainë, që thuhet se i mbante për t’i shitur.

Sipas raportit të policisë, Kristian Ndoci, 19-vjeçari me banim në Kurbin, është arrestuar pas një kontrolli fizik, e tashmë është ngarkuar me veprat penale të “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Materialet hetimore i kanë kaluar tashmë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin.

Top Channel